• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja në KS të KB-së sërish vendosën veto ndaj rezolutës për armëpushim në Gazë

SHBA-ja në KS të KB-së sërish vendosën  veto ndaj   rezolutës për armëpushim në Gazë

 Nju-Jork, 20 shkurt 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot sërish vendosën veton ndaj   rezolutës së propozuar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, për herë të tretë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Nga 15 anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së, 13 votuan për rezolutën e propozuar nga Algjeria, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

"Votimi për projekt-rezolutën është një votë për mbështetjen e së drejtës së jetës së palestinezëve. Në të kundërtën, një votë kundër është mbështetje për dhunën brutale dhe dënimin kolektiv që u bëhet", deklaroi ambasadori algjerian në KB, Amar Benjama.

Ambasadorja amerikane Linda Tomas Grinfild sot deklaroi se çdo veprim i ndërmarrë nga Këshilli i Sigurimit do të nënkuptonte ndërhyrje në "negociatat e ndjeshme dhe të vazhdueshme".

"Kosiderojmë se rezoluta do të ketë një ndikim negativ në negociatat. Kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte, pa një marrëveshje që kërkon që Hamasi të lirojë pengjet, nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe vetëm do të zgjasë konfliktin", deklaroi Grinfild. 

Në vend të kësaj, SHBA-ja propozoi projekt-rezolutën e vet që bën thirrje për një ndërprerje të përkohshme të armiqësive dhe shpreh kundërshtimin ndaj planeve të aleatit amerikan Izraelit për një ofensivë tokësore në Rafah, raportoi BTA. Uashingtoni saktësoi se nuk do të nxitonte për ta hedhur në votim rezolutën për të dhënë kohë për negociata.

 Rezoluta e propozuar nga Algjeria, në të cilën SHBA-ja u vendosi veto, nuk e detyron konkluzionin për një armëpushim të përkohshëm me lirimin e pengjeve dhe kërkon vetëm një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR