• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja miratoi pako të re të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 150 milionë dollarëve

SHBA-ja miratoi pako të re të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 150 milionë dollarëve

Uashington, 26 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja sot ka miratuar një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 150 milionë dollarëve, e cila përfshin armë dhe pajisje kundërajrore dhe artilerie, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Në kumtesën theksohet se Rusia ka nisur një luftë me Ukrainën dhe mund ta përfundojë atë në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj, por derisa Moska nuk e bën këtë, SHBA dhe partnerët e koalicionit do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për Kievin.

SHBA-ja deri më tani e ka dërguar ndihmën më të madhe ushtarake dhe financiare për Ukrainën, me vlerë rreth 44 miliardë dollarë, që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR