• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja me vlerësime se reforma në jurisprudencën e Shqipërisë ka dhënë rezultate konkrete

SHBA-ja me vlerësime se reforma në jurisprudencën e Shqipërisë ka dhënë rezultate konkrete

Tiranë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Në kuadër të qëndrimit në SHBA, kreu i Prokurorisë së posaçme shqiptare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, u takua me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Xhim O'Brajan dhe zëvendës-ndihmës sekretarja për çështjet evropiane, Juri Kim, e cila deri paradokohe ka qenë ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Ndihmës-sekretari i shtetit Xhim O'Brajan në një reagim ne rrjetin social “X” shkruan se SHBA thekson se reformat në drejtësi po tregojbë se askush nuk është mbi ligjin".

"Kënaqësi që takova kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, theksoi zyrtari i lartë amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Juri Kim.

Dumani dhe disa prokurorë ndodhen për një vizitë pune disa ditore në SHBA, ku janë planifikuar takime me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, organet gjyqësore, si dhe FBI-së. rq/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR