• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 725 milionë dollarë

SHBA-ja me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 725 milionë dollarë
Uashington, 14 tetor 2022 (MIA) – SHBA-ja sot do të publikojnë pako të re të ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 725 milionë dollarë, që do të përfshijë municion dhe automjete ushtarake. Siç njoftuan  një pjesë e mediave amerikane, pakoja e re është ndihma e parë ushtarake për Ukrainën pas sulmeve të mëdha me raketa ndaj disa qyteteve ukrainase, Sipas personave zyrtarë të cilët kërkuan anonimitet, afatet për dorëzimin e pakos së re të ndihmës si dhe përmbajtja konkrete mund të ndryshojnë. Saktësohet se pakoja nuk përmban sisteme kundër raketore, siç mund të shihen këto ditë të furnizuara nga aleatët, por se është përpunuar për forcimin e aftësisë së Ukrainës për t'i refuzuar sulmet ruse kur forcat e saj janë në kundërofensivë. Kjo kontribuoi në pushtimet e mëdha territoriale të ushtrisë ukrainase në javët e fundit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR