• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë

SHBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë

Uashington, 20 nëntor 2024 (MIA) – SHBA-ja do të sigurojë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes. 

“Pakoja përfshin municion për sistem për raketahedhës (HIMARS), i cili ka rreze veprimi prej rreth 80 kilometra. Në pako janë përfshirë edhe dronë, armë kundërtankeve, municion artilerik prej 105 dhe 155 milimetra”, njoftoi Pentagoni. 

SHBA-ja është furnizuesja më e madhe e armës për Ukrainën. Sipas të dhënave të Pentagonit, nga shkurti i vitit 2022 në Ukrainë është dërguar ndihmë ushtarake me vlerë të përgjithshme prej mbi 60,4 miliardë dollarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR