• e diel, 06 tetor 2024

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia u dakorduan që ta fuqizojnë bashkëpunimin për ndjekjen e projektilëve

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia u dakorduan që ta fuqizojnë bashkëpunimin për ndjekjen e projektilëve

Seul, 7 shtator 2023 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë sot bashkërisht i dënuan testimet e raketava para pak kohe të Koresë së Veriut dhe u dakorduan që ta fuqizojnë bashkëpunimin për ndjekjen e raketave, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.

Ministrat ushtarakë të të trija vendeve u dakorduan edhe për stërvitje të përbashkëta në të ardhmen e afërt si pjesë e masave të mbrojtjes kundër kërcënimit bërthamor të Phenianit, transmetojnë agjencitë e huaja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR