• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja konsideron se palestinezët duhet shtetësinë e tyre ta kërkojnë përmes negociatave të drejtpërdrejta, e jo përmes KB-së

SHBA-ja konsideron se palestinezët duhet shtetësinë e tyre ta kërkojnë përmes negociatave të drejtpërdrejta, e jo përmes KB-së

Uashington, 4 prill 2023 (MIA) - SHBA-ja paralajmëroi se themelimi i shtetit të pavarur palestinez duhet të kërkohet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve, e jo përmes Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet palestineze dje kërkuan sërish shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të plotëfuqishëm në Kombet e Bashkuara nga viti 2011. Palestina ishte de fakto e njohur si shtet sovran pasi Kombet e Bashkuara në vitin 2012 i dhanë statusin e vendit-vëzhgues joanëtar.

Pozita e SHBA-së, aleatit më të rëndësishëm të Izraelit, e shpreh pozitën e Izraelit për këtë çështje: "Themelimi i shtetit të pavarur palestinez duhet të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve".

Kërkesa për anëtarësim të plotëfuqishëm në KB duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të KB-së, ku SHBA-ja mund të vendos veto, e pastaj nga të paktën dy të tretat  nga Asambleja e përgjithshme prej 193 anëtarëve.

Zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Methju Miler, i pyetur nëse SHBA-ja do ta shfrytëzojë veton në Këshillin e Sigurimit për ta bllokuar kandidaturën palestineze, deklaroi se nuk do të spekulojë për "çka mund të ndodh më vonë".

Ai shtoi se formimi i shtetit të pavarur palestinez, me garanca për sigurinë e Izraelit, duhet të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve.

"Kjo është diçka për çka ne synojmë në këtë moment, e jo përmes Kombeve të Bashkuara", tha Miler. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR