• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione për imigrantët izraelitë të akuzuar për dhunë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

SHBA-ja ka vendosur sanksione për imigrantët izraelitë të akuzuar për dhunë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor

Uashington, 5 dhjetor 2023 (MIA) - SHBA-ja ka bërë të ditur sot se ka vendosur sanksione ndaj imigrantëve hebrenj të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve, në përpjekje për të frenuar dhunën në Bregun Perëndimor të okupuar.

“Departamenti amerikan i Shtetit sot prezanton një politikë të re të kufizimit të vizave kundër individëve të dyshuar se kanë kontribuar në cenimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor, veçanërisht përmes dhunës kundër palestinezëve”, thuhet në një deklaratë me shkrim të sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, të cilën e ka quajtur si dhunë "të papranueshme".

Ai nuk tha se sa persona preken nga këto kufizime të vizave, të cilat vlejnë edhe për familjarët e tyre. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR