• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj rrjetit iranian për furnizim të pjesëve të dronëve, duke e akuzuar atë se po ndihmon Rusinë

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj rrjetit iranian për furnizim të pjesëve të dronëve, duke e akuzuar atë se po ndihmon Rusinë

Uashington, 27 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja sot kanë vendosur sanksione kundër një rrjeti, të cilin Uashingtoni thotë se ndihmon në blerjen e pjesëve të vlefshme për programin iranian për zhvillim të dronëve, duke akuzuar Teheranin se po furnizon me dronë Rusinë për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë, raportuan mediat britanike.

"Rrjeti i lehtësoi dërgesat dhe transaksionet financiare, që ndihmuan Korpusin e fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të furnizojë pjesë të vlefshme të përdorura në prodhimin e dronëve iranianë Shahed-136", thuhet në njoftimin e Ministrisë amerikane të Financave. 

Vendimi i sotëm i SHBA-së është pjesë nga seria e sanksioneve të fundit kundër Teheranit. Ai synon individë dhe organizata në Iran, Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), njoftojnë nga Ministria.

"Dronet nga prodhimi iranian vazhdojnë të jenë vegël kyçe për sulmet ruse në Ukrainë, duke përfshirë terrorizimin e qytetarëve ukrainas dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike", tha në njoftim zyrtari i Ministrisë amerikane të Financave, Brajan Nelson. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR