SHBA-ja ka sekuestruar edhe një cisternë në Detin e Karaibeve për lidhje me Venezuelën
- Forcat amerikane në Detin e Karaibeve sekuestruar edhe një cisternë për naftë nën sanksione për të cilin administrata e Donald Trampit thotë se ka lidhje me Venezuelën.
- Post By Fitore Curri
- 18:30, 15 janar, 2026
Uashington, 15 janar 2026 (MIA) – Forcat amerikane në Detin e Karaibeve sekuestruar edhe një cisternë për naftë nën sanksione për të cilin administrata e Donald Trampit thotë se ka lidhje me Venezuelën.
Ministrja e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Kristi Noem, shkroi në rrjetet sociale se tankeri “Veronika” paraprakisht ka kaluar në ujërat e Venezuelës dhe ka vepruar në kundërshtim me karantinën për anije të sanksionuara në Karaibe, e vendosur nga Trampi.
Noem, gjithashtu, publikoi një video të shkurt e cila duket se e tregon sekuestrimin e anijes. Incizimet bardhë e zi tregojnë helikopterë që qëndrojnë pezull mbi kuvertën e anijes tregtare, përderisa ushtarë të armatosur lëshohen në kuvertë me litarë.
Tankeri "Veronika" është anija e gjashtë e sekuestruar nga forcat amerikane si pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Tramp për të marrë kontrollin e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes globale të produkteve të naftës venezueliane, ndërsa i treti që kur SHBA-ja rrëmbeu presidentin venezuelian Nikollas Maduro në një bastisje të papritur natën gati dy javë më parë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s