SHBA-ja ka paralajmëruar masa përkatëse për dëbimin e "paprovokuar" të diplomatëve nga Rusia
- SHBA-ja e ka dënuar dëbimin rus të dy diplomatëve amerikanë për shak të punës së tyre me kontraktorë të ambasadës dhe premtuan se së shpejti do të ndërmerren kundërmasa.
Uashington, 14 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja e ka dënuar dëbimin rus të dy diplomatëve amerikanë për shak të punës së tyre me kontraktorë të ambasadës dhe premtuan se së shpejti do të ndërmerren kundërmasa.
"Ky është dëbim i paprovokuar i personelit tonë diplomatik dhe plotësisht pa dëshmi", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Myler.
"Na vjen keq që Rusia është nisur në këtë rrugë dhe kuptohet mund të prisni se do të kundërpërgjigjemi në mënyrë adekuate ndaj këtyre procedurave. mb/