• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve të mbrojtjes raketore bregdetare në Letoni

SHBA-ja ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve të mbrojtjes raketore bregdetare në Letoni

Uashington, 3 maj 2023 (MIA) – Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve dhe pajisjeve të mbrojtjes raketore bregdetare në Letoni për rreth 110 milionë dollarë, kumtoi Pentagoni.

Shitja vjen në një kohë kur kërkesa evropiane për armët amerikane është në rritje, por në vend të pajisjeve të shtrenjta si avionët dhe tanket, listat e blerjeve synojnë artikujt më të lirë dhe më pak të sofistikuar si raketat, artilerinë dhe dronët, të cilat vërtetuar në luftën në Ukrainë.

Pentagoni kumtoi se pakoja do të përfshijë një numër të paspecifikuar raketash taktike dhe stërvitore, platforma të lëvizshme operative dhe pajisje për integrim dhe mirëmbajtje, si dhe pjesë rezervë dhe mbështetje teknike.

Agjencia për bashkëpunim mbrojtjes dhe të sigurisë e Pentagonit dje e njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme. 

Pavarësisht miratimit të Departamentit të Shtetit, në njoftim nuk theksohet nëse një marrëveshje ishte nënshkruar apo nëse negociatat ishin përfunduar. Raketat NSM mund të lëshohen nga deti ose toka dhe kanë një rreze veprimi prej rreth 250 kilometrash. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR