• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA-ja ka miratuar hua prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën që do të shlyhet nga asetet e sekuestruara ruse

SHBA-ja ka miratuar hua prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën që do të shlyhet nga asetet e sekuestruara ruse

 Uashington, 10 dhjetor 2024 (MIA) - SHBA-ja ka miratuar hua prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën, si pjesë e programit për rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave për funksionimin e Qeverisë së Ukrainës.

 Paratë do të shpërndahen përmes USAID-it, ndërsa në kuadër të angazhimit të vendeve të G-7 për të siguruar gjithsej 50 miliardë dollarë për t'iu përgjigjur nevojave financiare kritike dhe urgjente të Ukrainës, thuhet në njoftimin e sotëm të USAID-it.
 
 "Fondet nga kjo hua do të transferohen sot në Fondin e Ndërmjetësve Financiarë të Bankës Botërore për Forcimin e Burimeve Financiare të Ukrainës, i cili do të shërbejë si kreditor dhe administrator për shpërndarjen e kontributeve të huasë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia në Ukrainë" njoftoi USAID-i.

Huaja prej 20 miliardë dollarë do të sigurojë mbështetje urgjente për Ukrainën dhe do të paguhet përmes të ardhurave të ardhshme nga asetet ruse të sekuestruara nga Bashkimi Evropian.
 
 "Këto të ardhura të jashtëzkonshme do të përdoren për të shlyer huadhënësit e ERA-s, siç është SHBA-ja, në mënyrë që të sigurohet ndihmë për Ukrainën, ndërsa në këtë rast të minimizohet barra e taksapaguesve amerikanë. Kjo hua do të përdorë të ardhurat nga asetet sovrane të ngrira ruse për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga Rusia.
 
 Administrata e Bjadenit ka për qëllim ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër Rusisë dhe të ardhmen që meriton.
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR