• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja ka frikë nga sulme ndaj forcave të saj në Lindjen e Afërt pas sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask

SHBA-ja ka frikë nga sulme ndaj forcave të saj në Lindjen e Afërt pas sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - Funksionarët aktualë dhe ish-funksionarët amerikanë kanë frikë nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Afërt dhe sulmet hakmarrëse të Iranit kundër forcave amerikane në rajon në lidhje me sulmin izraelit në konsullatën iraniane në Damask, shkruan Njujork Tajms.

"Kjo do të çojë vetëm në një përshkallëzim nga Irani dhe forcat e tij prokurë, gjë që është shumë e rrezikshme ([për ushtarët amerikan)", publikimin e citoi Ralf Gog, një ish-funksionar i lartë i Agjencisë qëndrore të intelegjencës (CIA) që punonte në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, trupat amerikane mund të bëhen subjekt i sulmeve të mëvonshme nga grupet në rajon. Gof e quajti sulmin izraelit "jashtëzakonisht të pamatur".

Një burim nga Pentagoni deklaroi për gazetën se pas sulmit izraelit, forcat amerikane me bazë në Sirinë juglindore rrëzuan një dron luftarak. Zëdhënësi i Pentagonit tha se ishte e paqartë nëse sulmi kishte për qëllim drejtpërdrejt trupat amerikane. Sipas tij, nëse do të ishte kështu, ky do të ishte sulmi i parë nga grupet e lidhura me Iranin kundër trupave amerikane në gati dy muaj. Zëdhënësi tha se nuk ka pasur sulme të tjera dhe nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Më parë, Ali Shamhani, një këshilltar politik i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, mendoi se Shtetet e Bashkuara e Bashkuara ishin drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmin ajror izraelit në konsullatën iraniane. Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se SHBA-ja në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në sulmin izraelit ndaj misionit diplomatik iranian në kryeqytetin sirian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR