• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

SHBA-ja ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Uashington, 2 maj 2024 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Rusinë se ka shfrytëzuar armë kimike "klorpikrin" kundër forcave ukrainase, me çka e shkel Konventën për ndalimin e përdorimit të armëve kimike.

"Përdorimi i këtyre kimikaleve nuk është incident i izoluar dhe me siguri është i motivuar nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e përforcuara dhe për të arritur përparim taktik në fushën e betejës", kumtuan nga Departamenti i Shtetit.

Uashingtoni dje publikoi një valë të re sanksionesh ndaj kompanive dhe individëve rusë dhe të huaj, të akuzuar për përfshirjen në përpjekjet ushtarake të Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Krahas kompanive ruse mbrojtëse dhe subjekteve kineze, sanksionet zbatohen edhe për disa njësi kërkimore dhe kompanive të përfshira në programet ruse të armëve kimike dhe biologjike. Janë vendosur sanksione për gjithsej 200 subjekte, ndërsa Departamenti i Shtetit ka shënjestruar më shumë se 80 në një nga aksionet më të mëdha kundër kompanive kineze deri tani në sanksionet e Uashingtonit të orientuara ndaj Rusisë", njoftojnë mediat amerikane.

Zyra për kontroll të mjeteve të huaja kumtoi se ka sanksionuar kompani me bazë në Kinë, Hong Kong, pas paralajmërimeve të shumëfishta nga Uashingtoni për mbështetjen e ushtrisë ruse.

Ministria e Financave ka sanksionuar gjithsej 60 subjekte me seli në Azerbejxhan, Belgjikë, Kinë, Rusi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sllovaki, sepse i kanë mundësuar Rusisë të furnizohet me teknologji dhe pajisje të nevojshme nga jashtë, duke anashkaluar sanksionet.

"Ministria ka paralajmëruar vazhdimisht se kompanitë do të përballen me pasoja të rëndësishme për ofrimin e mbështetjes materiale për Rusinë në luftën në Ukrainë, ndërsa SHBA-ja i vendos sot për pothuaj 300 subjekte", tha ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR