• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja kërkon përgjegjësi për krimet e Rusisë në Buça

SHBA-ja kërkon përgjegjësi për krimet e Rusisë në Buça

Uashington, 1 prill 2023 (MIA) - SHBA-ja i mbështetë përpjekjet e Ukrainës dhe të komunitetit ndërkombëtar që të dokumentohen dhe hetohen krimet e ushtarëve rusë në Buça, kumtoi mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Deklarata e Blinkenit në fjalimin virtual në Samitin e Buçës vjen me rastin e përvjetorit të masakrës që forcat okupuese ruse e kryen në këtë paralagje të Kievit.

"Sot iu bashkohemi vendeve dhe organizatave në mbarë botën që të vazhdohet të kërkohet drejtësi për ukraninasit në Ukrainë. Përsërisim se ajo që ndodhi në Buça dhe në qytete të tjera dhe ajo që po vazhdon të ndodhë në Ukrainë është e papranueshme", tha Blinken.

Ai theksoi se forcat ruse dhe persona zyrtarë në Ukrainë kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

"Angazhohemi për respektim të çmimit të personalitetit njerëzor, siç është konstatuar në Deklaratën e KB-së", tha ai. ab

QËNDRONI TË LIDHUR