• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA-ja kërcënon me ndalimin e TikTokut nëse përfaqësuesit kinezë nuk i shesin aksionet e tyre në kompani

SHBA-ja kërcënon me ndalimin e TikTokut nëse përfaqësuesit kinezë nuk i shesin aksionet e tyre në kompani

Uashington, 16 mars 2023 (MIA) - Administrata amerikane u kërcënua se do ta ndalojë TikTokun në SHBA përderisa përfaqësuesit kinezë të këtij rrjeti social nuk e shesin pjesën e tyre në kompani. 

Gardian sot ka shkruar se ky hap e tregon frikën e autoriteteve amerikane se të dhënat e përdoruesve amerikanë që i posedon kompania mund t'i transferohen Qeverisë kineze.

Hapi i administratës së Bajdenit, vjen gjithashtu mes shqetësimeve globale se aplikacioni mund të përdoret nga kinezët si spiunazh. 

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia kohët e fundit e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit në parlamentet e tyre. 

SHBA-ja tashmë e ka ndaluar TikTokun nga pajisjet e qeverisë federale, por kjo është hera e parë që administrata e Bajdenit të kërcënojë për një ndalim të mundshëm të rrjetit social në të gjithë vendin. 

Ish-presidenti amerikan Donald Tramp u mundua ta ndalojë TikTokun në SHBA në vitin 2020, por u bllokua nga gjykatat. 

Zëdhënësja e TikTokut, Bruk Oberveter, për mediat britanike deklaroi se kompania së fundmi kontaktoi me Komitetin për Investimet e Huaja në SHBA (CFIUS), të udhëhequr nga Ministria e Financave të SHBA-së. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR