• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja i bëri thirrje Turqisë dhe Hungarisë ta miratojnë hyrjen e Suedisë në NATO para korrikut

SHBA-ja i bëri thirrje Turqisë dhe Hungarisë ta miratojnë hyrjen e Suedisë në NATO para korrikut

Stokholm, 19 prill 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot i bëri thirrje Turqisë dhe Hugarisë ta ratifikojnë hyrjen e Suedisë në NATO "sa më parë", më saktë para samitit të ardhshëm të Aleancës në fillim të korrikut, që do të mbahet në Lituani.

"Ne shpejtojmë që sa më parë ta pranojmë Suedinë si anëtarja e 32-të. Le të jemi të qartë: jemi duke shpjetuar për ta realizuar këtë para samitit në korrik", tha Lojd Ostin gjatë vizitës në bazën detare suedeze Muske, në afërsi të Stokholmit.

"Ushtria amerikane është duke i përforcuar misionet detare dhe ajrore në Suedi për ta dëshmuar mbështetjen e thellë", deklaroi sekretari amerikan i shtetit pas kanosjeve të ambasadorit rus në Stokholm në fillim të prillit.

Suedia dhe Finlanda bashkërisht kanë aplikuar për anëtarësim në NATO vitin e kaluar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke hequr dorë nga statusi i tyre neutral, ndërsa deri më tani është pranuar vetëm Finlanda, ndërsa pranimi i Suedisë është bllokuar para së gjithash nga Turqia por edhe nga Hungaria.

Suedia dhe vendet e NATO-s shpresojnë se do t'i pastrojnë pengesat para samitit të Aleancës në Uillnus, Lituani, në fillim të korrikut, por duket se kjo do të jetë e vështirë.

Analistët vlerësojnë se shumë do të varet nga rezultati i zgjedhjeve në Turqi më 14 maj, në të cilat presidenti Rexhep Taip Erdogan u kandidua për mandat të ri.

Turqia e akuzon Suedinë se është strehimore e "terroristëve" kurdë, siç i quan ajo, ose për atë që janë me prirje armiqësore ndaj Ankarasë dhe kërkon ekstradimin e dhjetëra njerëzve në Turqi.

QËNDRONI TË LIDHUR