• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ShBA-ja e shqetësuar për kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit për normalizim  të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

ShBA-ja e shqetësuar për kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit për normalizim  të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 6 mars 2023 (MIA) - Deklaratat e liderëve dhe funksionarëve të PDK-së dhe LDK-së opozitare në Kosovë lidhur me propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes KKosovës dhe Serbisë "nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë sot një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, shkruan gazeta10.com.

Zëdhënësja shprehi shqetësim për këto pozicione dhe shtoi se SHBA-ja e ka thënë qartë qëndrimin e vet për propozimin e BE-së në nivelet më të larta të pushtetit në dy deklaratat e fundit të presidentit Xho Bajden dhe sekretarit Entoni Blinken për "Ditën e pavarësisë së Kosovës".

"Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

SHBA-ja përkujtoi se përpjekjet e saja të përbashkëta për avancim të propozimit përfshinin konsultime me partitë opozitare të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, më 27 shkurt në Bruksel u dakorduan për tekstin e propozimit evropian, të cilin BE-ja e quajti marrëveshje bazë.

Pas tkaimit në Bruksel janë paralajmëruar takime për pranimin e udhërrëfyesit për implementimin e marrëveshjes, ndërsa i pari duhet të mbahet në Ohër më 18 mars.

Sipas PDK-së dhe LDK-së, me atë propozim për normalizim  të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga njohja e ndërsjelltë dhe është dakorduar për formim të Asociacionit të komunave serbe.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK) është partia e vetme opozitare e cila e ka mbështetur vendimin e Qeverisë për ta pranuar propozimin e BE-së dhe vlerësoi se kjo është "arritje e madhe". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR