• e martë, 26 nëntor 2024

SHBA-ja e shqetësuar nga mobilizimi i madh ushtarak i Serbisë në kufirin me Kosovën, bënë thirrje që Beogradi t'i tërheqë forcat

SHBA-ja e shqetësuar nga mobilizimi i madh ushtarak i Serbisë në kufirin me Kosovën, bënë thirrje që Beogradi t'i tërheqë forcat

Uashington, 30 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja është e shqetësuar nga prania e madhe ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën dhe i bënë thirrje Beogradit që t'i tërheqë forcat e saj nga zona kufitare, ku janë vërejtur tanke serbe dhe artileri. 

Serbia ka dislokuar "tanke dhe artileri" në afërsi të kufirit me Kosovën pas përleshjeve të dhunshme vdekjeprurëse në afërsi të manastirit në veri të Kosovës të dielën e kaluar, paralajmëroi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

"Po vëzhgojmë dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën", deklaroi për gazetarët Xhon Kirbi zëdhënës i Këshillit Kombëtar për Siguri në Shtëpinë e Bardhë. 

"Kjo përfshin deri më tani vendosje të pavërejtur të artilerisë së avancuar serbe, tanke, njësite të mekanizuara të këmbësorisë. Besojmë se kjo është fillimisht zhvillim destabilizues", tha ai. 

SHBA-ja i bëri thirrje Serbisë që t'i tërheqë këto forca nga kufiri. 

Kirbi tha se grumbullimi i armëve po ndodhte këtë javë, por ishte ende e paqartë se cili ishte objektivi.

Në përleshje mes serbëve dhe policisë së Kosovës në veri të Kosovës javën e kaluar ishte vrarë një polic i Kosovës. Tre nga sulmuesit pastaj ishin gjetur dhe vrarë. 

Sekretari i Shtetit Entoni Blinken foli me telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dje në mëngjes, duke i bërë thirrje atij për "de-përshkallëzim menjëherë dhe t'i kthehet dialogut", shtoi Kirbi.

Vuçiq nuk e mohoi drejtpërdrejt se po ndodhte një grumbullim, por hodhi poshtë thirrjet se forcat e ushtrisë serbe ishin vënë në gatishmëri.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhejk Salivan, foli gjithashtu me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe "shprehu shqetësim për mobilizimin ushtarak serb", thuhet në një kumtesë të lëshuar pas telefonatës.

Kurti më vonë tregoi në rrjetet sociale se ai kishte kërkuar nga SHBA-ja “rritje të ndihmës kundër planeve ushtarake të Serbisë”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR