• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja e konfirmoi gatishmërinë e saj që të ndërmjetësojë në negociatat paqesore mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

SHBA-ja e konfirmoi gatishmërinë e saj që të ndërmjetësojë në negociatat paqesore mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Uashington, 23 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja është e interesuar për përfundimin e procesit të mbajtjes së negociatave armeno-azerbajxhanase nlë Uashington, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, i cituar nga mediumet armene.

"Kjo është diçka për çka është e interesuar SHBA-ja dhe sekretari shtetëror...Do të punojmë me mund në bashkëpunim te ngushtë me Armeninë, Azerbajxhanin dhe të tjerët, të cilët punojnë në këtë çështje, duke përfshirë edhe "këshilltarin e lartë për negociata në Kaukaz), koordinatorin Luis Bono", deklaroi Patel.

Ai nuk dha informata shtesë për negociatat e mundshme armeno-azerbajxhanase në nivel të ministrave të punëve të jashtme në Uashington.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2023, SHBA-ja u ka bërë thirrje dy palëve në biseda në Uashington. Armenia e ka pranuar propozimin, por takimi ende nuk u caktua. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR