• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA-ja e ka ndryshuar projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurisë për Gazën

SHBA-ja e ka ndryshuar projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurisë për Gazën

Nju-Jork, 6 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja e ka ndryshuar projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurisë të KB-së që të mbështesin "armëpushim urgjent nga afërsisht gjashtë javë në Gaza së bashku me lirimin e të gjitha pengjeve", thuhet në tekstin, në të cilin kanë pasur qasje disa media.

Versioni i tretë i tekstit, për herë të parë e propozuar para dy javëve, tani e pasqyron deklaratën e nënpresidentes amerikane Kamala Harris, e cila të dielën drejtpërdrejtë i bëri thirrje izraelit që të bëjë më shumë për ta zbutur "katastrofën humanitare" në Gaza.

Në projektin origjinal është shprehur mbështetje për "armëpushim të përkohshëm" në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden u pëmbajt nga kërkesa për armëpushim të përhershëm, me vlerësim se në këtë rast Hamasit do t'i mundësohet të vazhdojë ta kërcënojë Izraelib, edhe pse i ka përforcuar kritikat për orvatjet ushtarake të Izraelit për shkak të numrit të madh të viktimave palestineze.

Uashingtoni vuri veton ndaj tre projekt-rezolutave të KB-së, dy prej të cilave kërkonin një armëpushim të menjëhershëm gjatë luftës pesëmujore.

SHBA-ja kohët e fundit justifikoi veton e saj duke thënë se një veprim i tillë nga këshilli mund të rrezikojë përpjekjet e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për të ndërmjetësuar një pauzë në luftë dhe lirimin e pengjeve.

Uashingtoni ka thënë tani se ka në plan të negociojë projekt-rezolutën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe nuk do të nxitojë për një votim.

Që të miratohet rezoluta, nevojiten nëntë vota, si dhe të mos vendoset veto nga ndodnjë nga pesë anëtaret e përhershëm të Këshillit të Sogurisë - SHBA, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR