• e shtunë, 06 dhjetor 2025

SHBA-ja e hoqi Frontin al-Nusra të Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA-ja e hoqi Frontin al-Nusra të Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Uashington, 7 korrik 2025 (MIA) - Administrata e presidentit Donald Tramp ka hequr Frontin al-Nusra, një grup fundamentalist sunit radikalë, një nga forcat më të forta që luftojnë ish-qeverinë siriane, nga lista e organizatave të huaja terroriste, sipas një memorandumi të Departamentit të Shtetit të publikuar sot.

 Ky është një hap i rëndësishëm ndërsa Uashingtoni kërkon të lehtësojë sanksionet ndaj Sirisë.

 Ky veprim vjen një javë pasi Trampi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që hiqte sanksionet ndaj Sirisë, duke ndihmuar vendin të dilte nga izolimi dhe duke përmbushur një premtim për të ndihmuar në rindërtimin e vendit pas luftës civile shkatërruese.

Fronti al-Nusra, ose Hajat Tahrir al-Sham (HTS), ishte më parë degë siriane e al-Kaedës. Në dhjetor, presidenti sirian Ahmed al-Shara, me ndihmën e HTS dhe grupeve të tjera rebele islamike, nisi një ofensivë të shpejtë që rrëzoi presidentin e atëhershëm Bashar al-Asad. 

 HTS e Al-Shara i ndërpreu lidhjet me Al-Kaedën disa vite më parë, duke pretenduar se donte të ndërtonte një Siri gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Në maj, Al-Shara u takua me Trampin në Riad, i cili më pas njoftoi papritur se do të hiqte sanksionet ndaj Sirisë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR