• e premte, 08 nëntor 2024

SHBA-ja e gatshme ta ndihmojnë Shqipërinë në përballjen me përmbytjet

SHBA-ja e gatshme ta ndihmojnë Shqipërinë në përballjen me përmbytjet
 Tiranë, 21 nëntor 2022 (MIA)- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Jurij Kim, tha se shteti i saj është i gatshëm t'i ndihmojë Shqipërisë në përballjen me “situatën e rëndë në të cilën po kalon pas reshjeve të rrëmbyeshme”.
Kim në postimin në rrjetet sociale shprehu ngushëllime për familjen e dy personave të cilët e humbën jetën si pasojë e motit të ligë.
Përmes postimit në Tuiter, duke i'u referuar tragjedisë së familjes Rushaj, kur babë e bir e humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin dje u tërhoq në ujin e ardhur tek Malësia e Madhe, Kim shkruan se është pikëlluar për shkak të vdekjes dhe shpreh ngushëllime për anëtarët e familjes.
"Jemi të pikëlluar për shkak të rasteve të vdekjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre të cilët i humbën më të dashurit e tyre dhe respekt ndaj atyre shqiptarëve të guximshëm të cilët u ndihmuan bashkëqytetarëve të tyre. Jemi të gatshëm të japim mbështetje dhe ndihmë adekuate", thekson Kim.
Në ndërkohë, situata me përmbytjet po keqësohet për shkak të shiut i cili po bie pa pushim, që shkaktoi rritjen e numrit të familjeve të evakuuara,
Veçanërisht problematike është situata në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, ku është rritur numri i pjesëtarëve të angazhuar të armatës prej 100 në 240 të cilët me 25 automjete motorike dhe pajisje përkatëse u ndihmojnë strukturave të tjera.
Për shkak të pranisë së ujit në shtëpitë, janë evakuuar 58 familje me mbi 250 anëtarë. qa

QËNDRONI TË LIDHUR