• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja do të sigurojë 400 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja do të sigurojë 400 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën

Uashington, 3 mars 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot e ka miratuar transhën e 33-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milionë dollarë, në kohë kur "lufta agresive ruse kundër Ukrainës vazhdon, ndërsa çmimi bëhet gjithnjë e më i lartë".

"Sërish e përkujtojmë guximin tejet të madh dhe vendosmërinë e fuqishëm të popullit të Ukrainës, dhe përkrahjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare", tha Blinken.

Bëhet fjalë për ndihmë ushtarake të përbërë nga municioni për "HIMARS"-in amerikan dhe predhat të cilat Ukraina i ka përdor në mënyrë efektive në mbrojtje të saj. Pastaj, municion për autoblindat këmbësorike "Bredli", ura për tanke, mjete shpërthyese dhe pajisje për çmontim dhe përkrahje tjetër për stërvitje dhe mirëmbajtje.

"SHBA-ja vazhdon me thirrje që bota ta përkrah Ukrainën. Shohim angazhime të pabesueshme nga aleatët dhe partnerët tanë. E përshëndesim përkrahjen që më shumë se 50 vende e kanë shprehur për solidaritet të përbashkët me Ukrainën për sigurimin e përkrahjes për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial", deklaroi Blinken.

SHBA-ja i ka bërë thirrje Rusisë që ta përfundojë luftën, e derisa nuk e bën këtë, ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën dhe e përforcojmë ushtrinë e saj në fushëbetejë, që Ukraina të bëhet në pozitën më të fuqishme të mundur në tryezën negocuese". bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR