• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja do të ndihmojë për shtypjen e librave në Ukrainë

SHBA-ja do të ndihmojë për shtypjen e librave në Ukrainë

Uashington, 24 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja kumtoi se do të ndihmojë të shtypen tre milionë libra të rinj për shkollt fillore ukrainase, në shenjë  mbështetjeje pasi që sulmet ruse e shkatërruan shtypshkronjën kryesore.

"Më 23 maj 2024, sulmi rus e shkatërroi shtypshkronjën Faktur-Druk në Harkov, një nga shtypshkronjat më të mëdha në Evropë", theksoi në kutmesë këshilltari amerikan për siguri nacionale, Xhejk Salivan.

Ai shtoi se "Rusia po e sulmon sistemin arsimor të Ukrainës".

Salivan paralajmëroi se SHBA-ja do të "sigurojë ndihmë për shtypjen e mbi tre milionë librave për nxënësit ukrainas të shkolalve fillore para këtij viti shkollor".

Librat shkollorë do të prodhohen në Ukrainë, ndërsa mbështetja do të vijë përmes agjencisë ndërkombëtare amerikane për ndihmë, USAID.

"Porosia jonë është e qartë: do të vazhdojmë të jemi me popullin ukrainas derisa mbrohet nga lufta barbare agresive e Rusisë", shtoi Salivan. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR