• e diel, 06 tetor 2024

SHBA-ja dhe qeveritë evropiane i bëjnë presion Izraelit që ta shtyjë invazionin ndaj Gazës

SHBA-ja dhe qeveritë evropiane i bëjnë presion Izraelit që ta shtyjë invazionin ndaj Gazës

Uashington, 20 tetor 2023 (MIA) - Qeveria amerikane dhe ato evropiane po ushtrojnë presion ndaj Izraelit që të shtyjë invazionin e saj tokësor ndaj Gazës për të pasur hapësirë për bisedimet e fshehta që zhvillohen për lirimin e pengjeve të cilët i mban Hamasi, thuhet në një raport.

Negociatat me Hamasin të ndërmjetësuara nga Katari janë delikate dhe mund të dështojnë, bën të ditur Blumberg, duke cituar njerëz të njohur me detajet.

Burimet deklaruan për median se ka shenja se Hamasi mund të bie dakord të lirojë të paktën disa nga pengjet civile pa kërkuar që Izraeli të lirojë të burgosurit në këmbim.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR