• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe një numër i madh i vendeve në botë i bënë thirrje Hamasit që ta pranojë propozimin e Bajdenit për armëpushim

SHBA-ja dhe një numër i madh i vendeve në botë i bënë thirrje Hamasit që ta pranojë propozimin e Bajdenit për armëpushim

Uashington, 6 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe disa vende të tjera në botë i bënë thirrje grupit palestinez Hamas, i cili sundon me Rripin e Gazës, ta pranojë propozimin e presidentit amerikan Xho Bajden për armëpushim të përhershëm në enklavë, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Dokumenti është publikuar në emër të liderëve të Austrisë, Argjentinës, Brazilit, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Danimarkës, Spanjës, Kanadasë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, SHBA-së, Serbisë, Tajlandës dhe Francës.

"Si liderë të vendeve të shqetësuar thellë për pengjet të cilat i mban Hamasi në Gazë, duke përfshirë edhe shumë qytetarë tanë, ne plotësisht e mbështesim lëvizjen drejt armëpushimit dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve që tani është në tavolinë, dhe siç është bërë e ditur nga presidenti Bajden më 31 maj 2024, nuk ka kohë për të humbur. I bëjmë thirrje Hamasit që ta lidhë këtë marrëveshje, të cilën Izraeli është i gatshëm ta përmbushë dhe ta fillojë procesin e lirimit të qytetarëve tanë", thuhet në kumtesë.

Nga atje vërejnë se "kjo marrëveshje do të sjellë armëpushim urgjent dhe rinovim të Gazës bashkë me garancitë e sigurisë për izraelitët dhe palestinezët dhe mundësi për paqe më të qëndrueshme afatgjate dhe zgjidhje për dy shtete".

"Në këtë moment kyç, ju bëjmë thirrje liderëve të Izraelit, si dhe Hamasit, të bëjnë çfarëdo lloj kompromise përfundimtare të cilat janë të nevojshme që të arrihet kjo marrëveshje dhe tu bëhen lehtësime familjeve të pengjeve tona, si dhe të atyre nga të dyja anët e këtij konflikti të tmerrshëm, duke e përfshirë edhe popullatën civile. Është koha që të përfundojë lufta dhe kjo marrëveshje është pika e domosdoshme", shtohet në dokumentin e publikuar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR