• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Kanada me sanksione kundër disa ministrave dhe bankave ruse

SHBA-ja dhe Kanada me sanksione kundër disa ministrave dhe bankave ruse

Uashington, 20 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Financave e SHBA-së sot i ka zgjeruar sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Në listën e sanksioneve, shërbimi përfshiu 18 persona, 95 kompani dhe 14 anije detare.

Disa zëvendësministra janë vendosur nën kufizime si dhe Aleksej Kudrin, një ekonomist liberal i afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe një ish-ministër financash. Kudrin tani është një këshilltar i zhvillimit të korporatës në kompaninë teknologjike "Jandeks".

Masa për bllokimin e aktiviteteve janë iniciuar edhe kundër pesë organizatave ruse të kreditit - bankat "Tinkof", "Solidaritet", "Loko Bank" dhe Banka Social-Tregtare e Petersburgut. Kufizime janë futur edhe ndaj instituteve shkencore ruse dhe ndërmarrjeve nga Kirgistani që kanë kryer aktivitete biznesi duke anashkaluar sanksionet kundër Rusisë.

Një listë e zgjeruar e sanksioneve kundër Rusisë u njoftua sot edhe nga Kanadaja me kufizime ndaj ministrave të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, si dhe regjisorit Nikita Mihalkov, këngëtarëve Filip Kirkorov, Shaman, Valeria, reperit Timati dhe producentit Josif Prigozhin.

Gjithashtu nën sanksione janë sistemet e pagesave "Mir" dhe Yandex Pay, bankat "Tinkoff" dhe "Toçka", operatorët celularë "Megafon", MTS, "Tele2" dhe "Bilajn". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR