• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Franca u bëjnë apel politikanëve libanezë urgjentisht të formojnë qeveri

SHBA-ja dhe Franca u bëjnë apel politikanëve libanezë urgjentisht të formojnë qeveri
Bejrut, 16 korrik 2021 (MIA) - Franca dhe SHBA-ja sot u bënë thirrje politikanëve libanezë urgjentisht të formojnë qeveri, në këtë rast duke paralajmëruar konferencë ndërkombëtare për stabilizim të Libanit. "Të gjitha palët duhet të punojnë që urgjentisht të formohet qeveri e cila do të jetë në gjendje t'i zbatojë reformat", ka shkruar në Tuiter sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinkeni. Mandatari për përbërjen e qeverisë së re të Libanit, Sad Hariri dje dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve me presidentin e Libanit, Mishel Auni për përbërjen e saj. Ende nuk është emëruar mandatari i ri, ndërsa qindra mbështetës së Hararit dolën në rrugë dhe i bllokuan rrugët kryesore. Ministria franceze e Punëve të Jashtme vlerësoi se ngjarjet më të reja e konfirmojnë qorrsokakun politik, duke thekuar se liderët libanezë me qëllim e pengojnë përparimin e vendit "madje edhe nëse përmbytet në krizë të paparë ekonomike dhe financiare". Paraprakisht, Franca me mbështetje të KB-së organizon konferencë ndërkombëtare, që do të mbahet më 4 gusht, në përvjetorin e parë të shpërthimit shkatërrues në portin në Bejrut, ku humbën jetën mbi 200 persona, ndërsa mbi 6000 u lënduan. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në Bejrut. Libani nuk ka qeveri funksionale pasi kryeministri Hasan Diabi dhe ministrat dhanë dorëheqje disa ditë pas shpërthimit. Prej atëherë, presidenti francez Emanuel Makroni dy herë e vizitoi Libanin dhe u bëri thirrje politikanëve urgjentisht të formojnë qeveri dhe të zbatojmë reforma. Franca ishte nikoqire e konferencës ekonomike për Libanin në prill të vitit 2018, ku u premtuan investime dhe hua  në vlerë prej miliarda euro në shkëmbim për reforma. paratë asnjëherë nuk mbërritën sepse nuk janë zbatuar reformat. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR