• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë ndaluar importin dhe tregtimin e metaleve nga Rusia

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë ndaluar importin dhe tregtimin e metaleve nga Rusia

Uashington, 13 prill 2024 (MIA) - Në SHBA prej sot është ndaluar importi i aluminit, bakrit dhe nikelit me origjinë ruse. Ndalesa është pjesë e sanksioneve shtesë të ndërmarra së bashku me Britaninë e Madh për të ulur të ardhurat e Moskës, të cilat ajo i përdor për luftën e saj kundër Ukrainës.

Ndalesa parashikon që Bursa e metaleve e Londës (LME) dhe bursa tregtare e Çikagos (CME) nuk do të mund të pranojnë aluminin, bakërin dhe nikelin e prodhuar në Rusi.

Metalet janë artikulli kryesor i eksportit pas karburantit, megjithëse vëllimi është ulur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Eksportet e metaleve të Rusisë janë ulur nga 25 miliardë dollarë në 2022 në 15 miliardë dollarë në 2023 "për shkak të përpjekjeve të G-7 dhe aleatëve të saj për të kufizuar tregun. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR