• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Britania e Madhe i sulmuan huthët në Jemen të cilët sulmojnë anije

SHBA-ja dhe Britania e Madhe i sulmuan huthët në Jemen të cilët sulmojnë anije

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Forcat amerikane dhe britanike sot goditën mbi dhjetë sisteme të armatosura, baza dhe objekte tët jera të kryengritësve huthë të mbështetur nga Irani në Jemen.

Aeroplanë dhe anije ushtarake goditën vatra të huthëve në pesë vende, kumtuan zyrtarët amerikanë.

Mediumet në Jemen kumtuan se aeroporti në Hodeida, qytet kryesor port, dhe rajonin Kateib, ku baza ushtarake është nën kontroll të lëvizjes së huthëve, u goditën shtatë herë, ndërsa katër sulme ishin në rajonin Seijana në kryeqytetin e Jemenit, Sanë dhe dy në provincën Damar.

Zyra për mediume e lëvizjes së huthëve kumtoi se janë dhënë tre paralajmërime për sulme në provincën Bajda, në juglindje të Sanës.

Para disa ditëve huthët kërcënuan se do ta sulmojnë Izraelin, pasi që ata dukshëm rrëzuan një fluturake amerikane pa pilot mbi Jemen. Javën e kaluar grupi e mori prëgjegjësinë për sulmin ndaj anijeve ushtarake amerikane. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR