• e shtunë, 06 dhjetor 2025

SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuar për shkak të sulmeve izraelite ndaj Damaskut dhe Sirisë jugore

SHBA-ja dhe BE-ja të shqetësuar për shkak të sulmeve izraelite ndaj Damaskut dhe Sirisë jugore

Uashington/Bruksel, 16 korrik 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për sulmet e Izraelit ndaj Sirisë, duke shtuar se kohët e fundit me palët relevante ka biseduar në telefon.

"Për momentin punojmë për ta zgjidhur këtë çështje. Jemi shumë të shqetësuar dhe shpresoj se do të mund të them më shumë më vonë", tha Rubio.

Bashkimi Evropian kumtoi se blloku është "i alarmuar" nga konflikti dhe u bëri thirrje të dyja palëve të arrijnë armëpushim dhe t'i mbrojnë civilët.

BE-ja u bëri thirrje të gjithë "aktorëve të jashtëm" që të respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia dënoi sulmin izraelit, duke thënë se Tel Avivi po përpiqej të destabilizonte "vendin e shkatërruar nga lufta".

"Sulmet izraelite ndaj Damaskut, pas ndërhyrjes ushtarake në Sirinë jugore, paraqesin akt të sabotimit kundër përpjekjeve siriane për të arritur paqe, stabilitet dhe siguri", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

I dërguari i SHBA-së për Sirinë, Tomas Barak, sot u bëri thirrje sot të gjitha palëve të "tërhiqen" dhe të përfshihen në dialog për arritjen e armëpushimit në Siri.

"Dënojmë pa mëdyshje dhunën kundër civilëve në Sveida në jug (me popullatë shumicë druze). Të gjitha palët duhet të tërhiqen dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, i cili çon në armëpushim të qëndrueshëm", shkroi Barak në "X". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR