• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe BE-ja kanë filluar një mekanizëm të përbashkët për forcimin e integritetit të informacioneve në Ballkanin Perëndimor

SHBA-ja dhe BE-ja kanë filluar një mekanizëm të përbashkët për forcimin e integritetit të informacioneve në Ballkanin Perëndimor

 Uashington, 24 maj 2024 (MIA) - Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shërbimi për Politikë të Jashtme të BE-së (EEAS) kanë ngritur një mekanizëm të përbashkët koordinues SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor, i fokusuar ekskluzivisht në manipulimin dhe ndërhyrjen e informacioneve të huaja (manipulim me FIMI-n), që përfshin dezinformata dhe propagandë.

"Duke e njohur politikën tonë të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor dhe aktorëve të huaj që synojnë rajonin me operacionet e FIMI-t, Mekanizmi do ta forcojë integritetin e mjedisit të informacionit në Ballkanin Perëndimor”. Mekanizmi do t'i autorizojë partnerët me të njëjtin mendim që të përballen vetë me kërcënimin e FIMI-t dhe të punojnë së bashku për të ulur aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës që të përdorin fushata për propagandë dhe manipulim të informacioneve në rajon", tha Departamenti i Shtetit. 

 Siç është bërë e ditur, kjo marrëveshje vjen pas Takimit Ministror të Këshillit për Tregti dhe Teknologji SHBA-BE që u mbajt në Belgjikë muajin e kaluar.

Shtohet se të dyja palët vazhdojnë të punojnë për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. 

 "Kjo politikë ka për qëllim ta forcojë Evropën si një partner gjeostrategjik, ta forcojë qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit dhe t'i bëjë partnerët rajonalë më të sigurt dhe më prosperues", thuhet në kumtesë dhe theksohet se kjo politikë bazohet në ruajtjen e integritetit të hapësirës informative digjitale.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR