• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja dërgon nëndetëse bërthamore në Lindjen e Mesme

SHBA-ja dërgon nëndetëse bërthamore në Lindjen e Mesme

Uashington, 12 gusht 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lojd Ostin urdhëroi vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuar në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni pas vrasjes së anëtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, ndërsa rajoni po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij.

Në njoftimin pas bisedimeve të Ostinit me homologun e tij izraelit, Pentagoni tha se Ostini e urdhëroi grupin sulmues të përshpejtonte dislokimin e tij në rajon. 

"Ministri Ostin e përsëriti angazhimin e SHBA-së për të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të mbrojtur Izraelin dhe theksoi forcimin e pranisë dhe aftësive ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme në dritën e përshkallëzimit të tensioneve rajonale", shtohet në deklaratë.

Ushtria amerikane tashmë ka njoftuar se do të vendosë aeroplanë luftarakë shtesë dhe anije luftarake detare në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni kërkon të forcojë mbrojtjen e Izraelit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR