• e martë, 22 tetor 2024

SHBA-ja dërgoi sistem kundërraketor THAAD në Izrael

SHBA-ja dërgoi sistem kundërraketor THAAD në Izrael

Uashington, 21 tetor 2024 (MIA) – Ministria amerikane e Mbrojtjes konfirmoi se në Izrael është dërguar sistemi për mbrojtje kundër raketave THAAD, i cili mund të kapë raketa balistike, transmeton HRT.

“Ushtria amerikane ka transferuar sistemin e saj të avancuar antiraketë në Izrael dhe tani është në vend”, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin.

THAAD, ose sistemi terminal i mbrojtjes në lartësi të lartë mbidetare, është pjesë kritike e sistemeve me shtresa për mbrojtje ajrore të ushtrisë amerikane, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen kundër raketave të Izraelit. 

“Sistemi THAAD është vendosur”, njoftoi sot Ostin, duke folur me gazetarët para se të arrijë në Ukrainë. 

Në ndërkohë, Tel Avivi vazhdon me operacionin ushtarak në jug të Libanit. 

Kushdo që është në Bejrut pranë objekteve të financuara nga Hezbollahu duhet të largohet menjëherë. Ne sulmojmë një numër objektivash. Në ditët në vijim do të zbulojmë se si Irani financon aktivitetet terroriste të Hezbollahut përmes institucioneve civile, bamirësisë dhe fondacioneve. Është një front i aktiviteteve terroriste, deklaroi kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR