• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja i dënon zgjedhjet "e rreme dhe jodemokratike" në Bjellorusi

SHBA-ja i dënon zgjedhjet

Uashington, 26 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja i dënon zgjedhjet e "rreme" parlamentare dhe lokale të regjimit të Aleksandar Lukashenkos që u mbajtën dje në Bjellorusi në një “atmosferë të frikës në të cilën asnjë proces zgjedhor nuk mund të quhet demokratik”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Regjimi ende mban më shumë se 1.400 të burgosur politikë, të gjithë politikanët e pavarur janë ose në paraburgim ose në ekzil, dhe të gjitha partive të pavarura politike u është refuzuar regjistrimi, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

 Gjithashtu, thelsohet se bjellorusët që jetojnë jashtë mund të votojnë vetëm nëse kthehen në Minsk, ku "ka gjasa të përballen me represion" nga regjimi. 

Përveç kësaj, “regjimi e pengoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të vëzhgojë zgjedhjet, duke kufizuar më tej transparencën që është kyçe për zgjedhje të lira dhe të drejta.

"SHBA-ja njohin forcën, qëndrueshmërinë dhe guximin e shoqërisë civile bjelloruse dhe lëvizjes demokratike, të cilat po kërkojnë një zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre. SHBA-ja i bën thirrje edhe një herë regjimit të Lukashenkos t'i japë fund represionit, të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të hapë një dialog me kundërshtarët e tij politikë. Populli bjellorus meriton më mirë”, theksohet në deklaratë.

Në Bjellorusi dje u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale, në të cilat qytetarët zgjodhën 110 deputetë në parlamentin kombëtar dhe rreth 12.000 përfaqësues të kuvendeve lokale.  

Komisioni Zgjedhor në Minsk njoftoi pas mbylljes së qendrave të votimit se zgjedhjet kaluan pa incidente dhe se pjesëmarrja ishte 72.98 për qind.

Në votimin e djeshëm, Lukashenko tha se planifikon të kandidojë sërish për president në vitin 2025.

Kryetarja e opozitës në ekzil, Svetllana Tihanovska, bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e sotme të ashtuquajtura të regjimit bjellorus nuk përmbushin asnjë standard demokratik, ato janë më shumë si një operacion ushtarak kundër qytetarëve të vet, Kushtetutës dhe arsyes së shëndoshë”, publikoi Tihanovska në X.

"U bëj thirrje bjellorusëve dhe komunitetit ndërkombëtar që ta refuzojnë kategorikisht këtë mashtrim," tha ajo në gjuhën angleze. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR