• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka dërgojnë qindra raketa në Ukrainë

SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka dërgojnë qindra raketa në Ukrainë

Berlin, 15 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka kanë shpallur partneritet për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse në Ukrainë, duke përfshirë edhe qindra raketa.

 Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre katër vendeve, theksohet  se dërgimi i pajisjeve ushtarake dhe armatimit "ka filluar tashmë" dhe do të përfundojë "brenda disa javësh".

Paraprakisht, mediat gjermane raportuan se Ukraina do të marrë 14 tanke të tjera luftarake Leopard 2 deri në fund të vitit 2024, ndërsa marrëveshjen do ta financojnë Danimarka dhe Holanda.

 Tanket e para të reja duhet t'i dorëzohen forcave të armatosura të Ukrainës në janar të vitit të ardhshëm. Deri në fund të vitit 2024,  duhet të transferohen të gjitha 14 mjetet luftarake Leopard 2. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR