• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore

SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore

Uashington, 8 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Kinës Jugore të mërkurën dhe sot, njoftoi Flota e Shtatë e SHBA-së.

Në njoftim thuhet se në stërvitje kanë marrë pjesë shkatërruesi i raketave të drejtuara USS "Xhon Fin" dhe luftanija USS Gabriel Giford dhe kryen operacione me anije detare nga Japonia dhe Australia.

Komandanti i "Xhon Fin" Ervin Tejlor tha se stërvitjet e përbashkëta luftarake i forcojnë marrëdhëniet midis aleatëve të SHBA-së, Japonisë dhe Australisë.

Pekini fuqishëm kundërshton operacionet detare të huaja në zonë, duke thënë se zona i përket Kinës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR