• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja është në negociata me Izraelin dhe Egjiptin për dalje të sigurtë të amerikanëve dhe civilëve tjerë nga Gaza

SHBA-ja është në negociata me Izraelin dhe Egjiptin për dalje të sigurtë të amerikanëve dhe civilëve tjerë nga Gaza

Uashington, 11 tetor 2023 (MIA) - Qeveria amerikane bisedon me vendet e saj partnere, duke përfshirë edhe Egjiptin dhe Izraelin, që të mundësojë dalje të sigurtë të amerikanëve dhe civilëve tjerë nga Gaza, deklaroi për Si-En-En, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

"Vlerësojmë se është me rëndësi që qytetarëve amerikanë, të cilët janë në Gazë, t'u lejohet të largohen dhe kjo është çështje në të cilën punojmë", deklaroi Miler dhe shtoi se këtë e bëjnë qetë dhe se kjo nuk është diçka për të cilën është mirë të flitet publikisht.

Si-En-En njoftoi se sipas një funksinari anonim amerikan, Egjipti dëshiron ta shfrytëzojë korridorin humanitar për dërgimin e ushqimit dhe materialeve mjekësore në Gazë, por nuk dëshiron ta hapë kufirin në drejtim të kundërt që t'i pranojë civilët, të cilët ikin prej aty. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR