• e hënë, 08 korrik 2024

SHBA-ja është goditur nga temperatura polare, janë mbyllur shkolla, janë anuluar fluturime

SHBA-ja është goditur nga temperatura polare, janë mbyllur shkolla, janë anuluar fluturime

Uashington, 16 janar 2024 (MIA) - Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta në SHBA, kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe zyrave të qeverisë federale, ndërsa mijëra fluturime të kompanive ajrore janë anuluar. Janë paraqitur edhe disa raste të vdekjeve të shkaktuara nga ftohti.

Në pjesën perëndimore dhe qendrore të SHBA-së janë matur temperatura deri në minus 34 gradë Celsius.

Në shtetet federale Oregon, Teksas dhe Luiziana më shumë se 12.0.00 shtëoi dhe objekte afariste kanë mbetur pa energji elektrike.

Trafiku është ndërprerë, ndërsa kompetentët apelojnë që të evitojnë ngasjen e automjeteve, sepse rrugët  janë të rrëshqitshme, ndërsa bora dhe akulli mund të shkaktojnë rrëzim të pemëve dhe largpërçuesve, njofton Zëri i Amerikës.

Mësimet janë anuluar sot për nxënësit në Portland, por edhe në qytete të tjera të mëdha - Çikago, Denver, Dallas, Fort Uorth, në të gjithë Anglinë e Re, Nju Jork dhe Uashington. Në Uashington janë mbyllur edhe zyrat e qeverisë federale.

Të paktën katër persona kanë vdekur në Portland për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ftohta. Tre burra të pastrehë kanë vdekur në Uiskonsin, ndoshta nga hipotermia. Policia në Kentaki duhej të përdorte helikopterë për të shpëtuar kampistët nga stuhia, ndërsa në Luiziana u përpoqën të largonin automjetet nga urat dhe rrugët e mbuluara me borë.

Në juglindje të SHBA-së priten reshje të ngrira dhe shi. Paralajmërimet për stuhi dimërore janë lëshuar për Alabama, Tenesi, Arkanzas, Luiziana, Misisipi.

Reshje të matura deri të mëdha parashikohen nga Atlantiku i mesëm deri në Anglinë e Re. Në Niju-Jork parashikohet të reshin edhe deri në 20 centrimetra borë.

Temperaturat shumë të ulëta e kanë çrregulluar trafikun ajror, i kanë anuluar garat në futbollin amerikan dhe pritej ta ulnin jehonën në Ajova, ku gara zgjedhore filloi zyrtarisht me votim për kandidatin republikan presidencial.

Trafiku ajror në të gjithë SHBA-në është ndërprerë dhe fluturimet janë vonuar ose anuluar. Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve FlightAware regjistroi vetëm dje 3.300 anulime të fluturimeve, me 1.300 anulime të regjistruara në Bregun lindor të SHBA-së këtë mëngjes. mb/

Foto. Jutjub printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR