• e shtunë, 28 dhjetor 2024

SHBA-ja është e sigurt se do të shmanget luftë më e gjerë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut

SHBA-ja është e sigurt se do të shmanget luftë më e gjerë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut

Uashington, 29 korrik 2024 (MIA) - SHBA-ja është e sigurt se mund të shmanget luftë më e gjerë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut edhe krahas sulmit vdekjeprurës me raketa në Rrafshnaltën e aneksuar të Golanit, me çka humbën jetën 12 fëmijë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirbi deklaroi se pas sulmit përfaqësues amerikanë dhe izraelitë kanë biseduar në "shumë nivele". 

"Askush nuk dëshiron luftë më të gjerë dhe kam besim se do të jemi në gjendje ta shmangim rezultat të tillë. Të gjithë kemi dëgjuar për 'luftën e gjithanshme' në pika të ndryshme gjatë 10 muajve të fundit, ato parashikime ishin të tepruara atëherë, sinqerisht ne mendojmë se janë të tepruara tani".

Tensionet rajonale rriten pas sulmit për të cilin Izraeli dhe SHBA-ja e akuzuan grupin libanez Hezbollah, të mbështetur nga Irani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR