• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA: Zjarret në kutitë e votimit në Oregon dhe Uashington shkaktuan shkatërrimin e fletëvotimeve

SHBA: Zjarret në kutitë e votimit në Oregon dhe Uashington shkaktuan shkatërrimin e fletëvotimeve

Uashington, 29 tetor 2024 (MIA) - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oregon dhe Uashington ka shpërthyer zjarr në kutitë e votimit gjatë votimit të parakohshëm të zgjedhjeve presidenciale.

Policia në Portland kumtoi se kanë identifikuar një "automjet të dyshuar" lidhur me zjarret.

Në zjarrin në Portland, u dëmtuan gjithsej tre qendra të votimit, ndërsa në Vankuver, Uashington, janë shkatërruar qindra fletëvotime. Pajisjet që shkaktuan zjarrin ishin ngjitur në pjesën e jashtme të kutive.

Kutitë e votimit në Uashington dhe Oregon kanë sisteme për shuarjen e zjarrit për t'u aktivizuar kur temperatura brenda tyre arrin një pikë të caktuar, duke i mbuluar fletëvotimet me pluhur me qëllim shuarjen e zjarrit. Duket se sistemet kanë funksionuar në kutinë e votimit në Portland, ndërsa personeli i sigurisë ishte afër për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Por, për arsye të panjohura, sistemi nuk arriti të parandalonte shkatërrimin e qindra fletëvotimeve në Vankuver.

"Uashingtoni jugperëndimor nuk mund të rrezikojë të humb asnjë votë të vetme për shkak zjarrvënies dhe dhunës politike", theksohet në kumtesën e përfaqësueses së demokratëve, Mari Gluzenkamp Perez.

Sekretari i shtetit në Uashington, Stiv Hobs tha se shteti nuk do të tolerojë kërcënime ose akte dhune të cilët kanë për qëllim ndërprerjen e votimit.

Votuesit inkurajohen që të kontrollojnë statusin e fletëvotimit të tyre në ëëë.voteëa.gov.

Nëse një fletëvotim nuk shënohet si "i pranuar", votuesit mund të marrin një fletëvotim zëvendësues ose ta vizitojnë sektorin e tyre lokal për ta ndërruar fletëvotimin, tha kabineti i sekretarit të shtetit.

Uashingtoni dhe Oregoni janë shtete që votimin e kryejnë me postë.

Votuesit e regjistruar i marrin fletëvotimet e tyre me postë disa javë para zgjedhjeve, ndërsa pastaj i dërgojnë me postë ose i hedhin në kutitë e votimit.

Në Feniks, Arizona javën e kaluar, zyrtarët deklaruan se rreth pesë qendra votimi u shkatërruan, ndërsa disa u dëmtuan kur zjarri përfshiu një kuti të postës. rq/

Foto: Policia në Portland

 

QËNDRONI TË LIDHUR