• e premte, 08 nëntor 2024

SHBA: Verikoreanë me uniforma ruse po lëvizin drejt Ukrainës

SHBA: Verikoreanë me uniforma ruse po lëvizin drejt Ukrainës

Uashington, 30 tetor 2024 (MIA) - Shefi i mbrojtjes amerikane, Llojd Ostin sot deklaroi se Uashingtoni është "gjithnjë e më shumë i shqetësuar" për shkak të sistemimit të mundshëm të ushtarëve verikoreanë në luftën ruse kundër Ukrainës.

Ai tha se disa nga mijëra ushtarë verikoreanë të dërguar në Rusi tashmë i janë afruar kufirit me Ukrainën dhe se mbajnë uniforma dhe pajisje ruse, transmetoi DPA.

Ministri amerikan i Mbrojtjes tha se Kremlini dukshëm ka për qëllim t'i shfrytëzojë verikoreanët si mbështetje të ushtarëve rusë në rajonin Kursk në afërsi të kufirit me Ukrainën, zhvillim të cilin e quajti "shqetësues".

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, deri më tani Koreja e Veriut në Rusi ka dërguar rreth 10.000 ushtarë.

"Kthimi drejt një shteti siç është Koreja e Veriut vetëm i tregon problemet që i ka Putini", tha Ostin në konferencë për shtyp.

"Ne e kuptojmë këtë mjaft seriozisht. I bëjmë thirrje Kremlinit ta ndryshojë kursin", theksoi ai.

Zbulimi jugkorean paraprakisht kumtoi se ushtarët verikoreanë në Rusi mbajnë uniforma ruse dhe se u janë dhënë identitete të rrejshme për ta mbuluar prejardhjen e tyre të vërtetë. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR