• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Bangladesh për shkak të "trazirave civile"

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Bangladesh për shkak të

Uashington, 21 korrik 2024 (MIA) - Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë në Bangladesh për shkak të "trazirave civile" të vazhdueshme. Misioni diplomatik tha se të gjithë nëpunësit civilë amerikanë në Bangladesh që nuk kanë detyra urgjente mund të largohen nga vendi.

Bangladeshi është përfshirë këtë javë nga protestat masive të studentëve që kërkojnë heqjen e kuotave të punës nga qeveria. Tridhjetë për qind e vendeve në këtë sektor u jepen të afërmve të luftëtarëve të lirisë në Luftën e Pavarësisë së vitit 1971 nga Pakistani.

Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë është shumë e lartë. Në vendin me rreth 170 milionë banorë, ka pothuajse 32 milionë të rinj që nuk studiojnë apo punojnë.

Protestat e studentëve u kthyen shpejt në përplasje me policinë, ku humbën jetën dhjetëra persona. Qeveria dërgoi njësi ushtarake për të ndihmuar në zbatimin e ligjit dhe në disa zona të vendit u vendosën masa të tilla si orë policore, kufizime në komunikimet celulare, ndalime të tubimeve publike, etj.

SHBA dhe Kanadaja u kanë bërë thirrje autoriteteve të Bangladeshit që të respektojnë të drejtën për protesta paqësore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR