• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA: Sulmi izraelit ndaj VCK-së nuk do të ndikojë në negociatat rreth armëpushimit në Gazë

SHBA: Sulmi izraelit ndaj VCK-së nuk do të ndikojë në negociatat rreth armëpushimit në Gazë

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - SHBA nuk pret që sulmi izraelit ku u vranë shtatë punëtorë të Kuzhinës qendrore botërore (VCK) në Gazë të ndikojë në negociatat për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. 

"Negociatat rreth armëpushimit dhe pengjeve janë duke vazhduar", tha në konferencë shtypi zëdhënësi i Sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

Ai shtoi se nuk pret "ndonjë ndikim të veçantë" nga sulmi i djeshëm izraelit mbi negociatat. VCK njoftoi dje se po ndërpret punën në Gazë pas sulmit që vrau shtatë punëtorët e saj.

Organizata njoftoi se automjeti i saj u sulmua në qendër të Gazës të hënën vonë pasi punëtorët ndihmuan në dërgimin e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera në Gazën veriore që kishin mbërritur disa orë më parë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR