• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA sërish u bë anëtare e UNESKO-s

SHBA sërish u bë anëtare e UNESKO-s

Paris, 25 korrik 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një ndërprerjeje gati pesëvjeçare, janë bërë sërish anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit evropian  u mbajt në selinë e organizatës në Paris, ku morën pjesë drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri  Azule, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhill Bajden, dhe zonja e parë e Francës, Brizhit Makron.

Gjatë fjalës së saj, Xhill Bajden njoftoi rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e zhvillimit të arsimit dhe shkencës në botë.

"Ishte nder të bashkohesha me ju sot derisa ngremë flamurin amerikan, një simbol i përkushtimit tonë për bashkëpunimin dhe paqen globale", tha Bajden.

Ajo vuri në dukje se ky gjest është shembull për premtimin e Presidentit Xho Bajden për të "rivendosur lidershipin tonë në skenën botërore".

Ne jemi shumë krenarë që i bashkohemi UNESKO-s," tha ajo.

Azule caktoi zyrtarisht SHBA-në si anëtaren e 194-të.

"Në kohë përçarjesh dhe kërcënimesh ekzistenciale, sot jemi këtu për të pohuar unitetin tonë. Së bashku do të jemi më të fortë", tha Azule dhe vlerësoi se kthimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një "rëndësi më të madhe se UNESKO".

I dërguari i posaçëm i UNESKO-s, aktori amerikan Forest Vitaker vlerësoi frymën e paqes përmes arsimit që "nuk mund të jetë pa UNESKO-n".

Vendimi i SHBA-së për t'u kthyer në UNESKO bazohej kryesisht në shqetësimet se Kina kishte mbushur një vrimë lidershipi pasi Uashingtoni dha dorëheqjen gjatë administratës së Donald Trampit. Këto zhvillime nxjerrin në pah dinamikën më të gjerë gjeopolitike në lojë, veçanërisht ndikimin në rritje të Kinës në institucionet ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga UNESKO më 31 dhjetor të vitit 2018. sa/

Foto. EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR