• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA: Së bashku me Turqinë sanksionojmë një grupipër trafikim të njerëzve të ndërlidhur me lëvizjen "Shteti Islamik"

SHBA: Së bashku me Turqinë sanksionojmë një grupipër trafikim të njerëzve të ndërlidhur me lëvizjen

Uashington, 14 qershor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia po punojnë së bashku në luftën kundër rrjetit të trafikimit me njerëz të ndërlidhur me lëvizjen militante të Shtetit Islamik, njoftoi sot Ministria amerikane i Financave. 

“Pas një hetimi të koordinuar ngushtë me Ankaranë, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj katër individëve, tre prej të cilëve ishin të përfshirë në një rrjet të kontrabandimit të njerëzve”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se Turqia kishte ndërmarrë gjithashtu veprime kundër rrjetit në fjalë.

Në njoftim nuk theksohet se sa gjatë grupi ishte aktiv ose se sa njerëz kshin trafikuar. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR