• e diel, 24 nëntor 2024

SHBA: Rusia tenton të blejë teknologji të lartë ushtarake, por nuk mundet për shkak të sanksioneve

SHBA: Rusia tenton të blejë teknologji të lartë ushtarake, por nuk mundet për shkak të sanksioneve
Bruksel, 2 shtator 2022 (MIA) – Koordinatori i Departamentit amerikan të shtetit, Xhejms O’Brajan, sot deklaroi se Rusia po tenton, por pa sukses, t’i anashkalojë sanksionet perëndimore për produktet e teknologjisë së lartë për qëllime ushtarake, ndërsa sektori energjetik lufton për të siguruar financim të huaj. "Shohim se sanksionet po funksionojnë. Ne e dimë se Rusia po përpiqet të marrë pajisje dhe para. Por kjo nuk po funksionon për të", theksoi O'Brajan gjatë një vizite në Bruksel në bisedimet me përfaqësuesit evropianë. Disa përfaqësues evropianë janë të shqetësuar se Kina dhe India mund të ndihmojnë Moskën të anashkalojë sanksionet duke shitur pajisje që mund të përdoren për qëllime ushtarake, or O'Brajan tha se Rusia ishte përpjekur, por nuk arriti të merrte materialin në atë moment. Evropa, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia dhe Britania vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke bllokuar qasjen e saj në rezervat e huaja, tregjet financiare dhe teknologjinë e përparuar perëndimore për të zvogëluar aftësinë e Kremlinit për të bërë luftë. Presidenti rus Vladimir Putin paraprakisht deklaroi se "blickriti ekonomik perëndimor" nuk kishte sukses, por pranoi se dëmi i ekonomisë arriti në 1.8 trilion dollarë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR