• e premte, 27 dhjetor 2024

SHBA: Rusia së shpejti mund të shpallë referendum në pjesën e okupuar të Ukrainës

SHBA: Rusia së shpejti mund të shpallë referendum në pjesën e okupuar të Ukrainës
Uashington, 24 gusht 2022 (MIA) – Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, tha sot se Rusia mund të thërrasë referendum këtë javë në pjesën e okupuar të Ukrainës për të justifikuar aneksimin e territoreve të Ukrainës.
"Ne kemi informacione se Rusia vazhdon të përgatisë referendume të rreme për t'u bashkuar me rajonet separatiste Doneckut dhe Luganskut në Herson, si dhe Harkov," tha Kirbi. Ai shtoi se SHBA do të konsiderojë si të paligjshme "çdo përpjekje për të kontrolluar çdo pjesë të territorit sovran të Ukrainës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR